Die. Gus 19th, 2018

SOFT NEWS – Turne lamtumire për vendosjen e “Stop Brexit” në hartën e Europës

LONDËR, 11 gusht /ATSH-AFP/ – Mbështetës i flaktë i Bashkimit Europian, një i ri britanik ka nisur këtë verë një iniciativë, për të shkruar nëpërmjet aplikimit të gjeolokalizimit, fjalët “Stop Brexit” në shkronja të mëdha në hartën e kontinentit.

Në afrim të daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian, parashikuar në mars 2019, Andy Pardy, një këshilltar në informatikë, 28 vjeç, ka lënë punën në Exeter (jugperëndim të Anglisë) për të nisur këtë turne lamtumire, një rrugë e gjatë prej 30 000 kilometrash në 30 vende.

“Dëshiroj vërtet të përfitoj në maksimum nga vera jonë e fundit në BE”, theksoi ai që prej veriut të Finlandës, ku ai po vendos aktualisht shkronjën P nga fjala”stop”.

“Dëshiroj të tregoj më të mirën e asaj që kontinenti ka ofruar për ne”, shtoi ai. Ai tregon për aventurat e tij në një faqe interneti dhe në rrjetet sociale, me pseudonimin “The Rogue Consultant”.

Nisma e tij do të zhvillohet në 26 nga 28 vende të Bashkimit Europian dhe nevojiten sipas parashikimeve të paktën 335 orë rrugë me automjetin e tij, të cilin e bleu pikërisht për këtë turne lamtumire.

Duke u rritur në Gjermani dhe jetuar në Spanjë, Andy Pardy shpreson të tërheqë vëmendjen për lirinë e lëvizjes ofruar për qytetarët europianë brenda BE-së, që Britanikët rrezikojnë ta humbin pas Brexit.

“E drejta për të udhëtuar, për të jetuar dhe punuar në Europë është një privilegj i madh”, theksoi ai./
/ec/

Kategori