Sondazh në Francë për zgjedhjet e 2027-tës: Lideri 30-vjeçar i ekstremit të djathtë kryeson me 36%
Një anketë e zhvilluar nga kompania franceze Odoxa, ka treguar për herë të parë se Jordan Bardella, lideri 30-vjeçar i ekstremit të djathtë, do të fitonte zgjedhjet presidenciale franceze të vitit 2027, pavarësisht kush do të ishte kundërshtari i tij.
Bardella, i cili aktualisht mban postin e presidentit të partisë Rassemblement National (RN) dhe konsiderohet pasardhës i Marinë Le Pen, do të dilte fitues edhe sikur zgjedhjet të mbaheshin menjëherë, sipas rezultateve të anketës së kryer më 19-20 nëntor, në një mostër prej 1.005 votuesish.
Në varësi të kundërshtarit në raundin e parë, Bardella pritet të marrë 35-36% të votave dhe do të mundte çdo rival në balotazh.
Odoxa thekson në raportin shoqërues të anketës se “të jesh favorit i madh muaj apo vite para zgjedhjeve presidenciale nuk garanton fitoren”.
Në të kaluarën, si Marinë Le Pen, ashtu edhe babai i saj, Jean-Marie Le Pen, janë mundur tre herë në balotazh falë formimit të koalicioneve të gjera anti-ekstremiste.
Aktualisht, Marinë Le Pen (57 vjeçe) ka një ndalim pesë-vjeçar për të kandiduar për poste publike, pasi në mars një gjykatë e shpalli fajtore për shpërdorim fondesh, bashkë me disa anëtarë të tjerë të partisë. Ajo ka bërë ankim kundër vendimit.
Duke qenë se Bardella ka kaluar tashmë Marinë Le Pen në popullaritet, ai shihet si kandidati natyral i RN-së nëse ndalimi për të kandidohet mbetet në fuqi.
Në skenarët e testuar nga Odoxa:
- Bardella mundte bindshëm Jean-Luc Melenchon-in me 74% kundrejt 26%.
- Bardella mundte Edouard Philippe-in me 53% kundrejt 47%.
Marzhi i gabimit të anketës është +2.5 pikë përqindje. Vetëm pak javë më parë, një anketë tjetër tregonte se Bardella do të humbiste me një diferencë të vogël pikërisht ndaj Philippe-it.
