Hën. Nën 19th, 2018

Sondazhet, njerëzit nuk e kanë humbur besimin te PS

TIRANË, 16 tetor.- Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “Partia Socialiste nuk mundet dot nga opozita”.

“Ju bëni sondazhe dhe do të shikoni që Partia Socialiste, që Saliu e di më mirë nga të gjithë dhe e thotë nuk fitojmë dot me vota me Edi Ramën”, – iu drejtua Kryeministri Rama gazetarëve në një intervistë televizive.

Kreu i qeverisë tha se se “ju duhet të bëni sondazhe që të merrni vesh, është siç thotë Saliu, apo siç them unë, sepse tek sondazhet nuk e kap dot unë gjithë popullin dhe ta kërcënoj me krimin, apo ta blej. Juve pyesni popullin dhe do të shikoni se Partia Socialiste nuk mundet dot nga këta, dhe sa më shumë flasin, aq më thellë do të humbasin, sepse populli në fund të ditës nuk është budalla”.

“Ne kemi një mijë probleme nuk diskutohet, ua thashë, po të jetë puna për ta kritikuar qeverinë dhe për pakënaqësi në çdo sektor, por ama ne jemi të pakonkurrueshëm, sepse këta janë komplet jashtë shinave”.

Sipas tij, një Parti Demokratike që bën atë që u bë në Bruksel dhe një media, nuk pashë një sikur ta kishte një opozitë sot në Francë, në Kroaci, opozita serbe, atë që bënë këta në Bruksel, do të ishte bërë nami në media. Nuk pashë një të thoshte, çfarë bëhet?” /k.s//e.caushi/

Kategori