Mër. Jan 23rd, 2019

Soreca: Ngritja e KLGJ-së, ditë e rëndësishme për Shqipërinë

TIRANË, 12 dhjetor .- Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka reaguar gjithashtu lidhur me ngritjen e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit (KLGJ). Në një postim në Twitter, Soreca shkruan se kjo është një ditë e rëndësishme për Shqipërinë.

“Sot, është ndërmarrë një hap vendimtar në ndërtimin e një sistemi gjyqësor të pavarur, efikas dhe cilësor, që sjell drejtësinë për të gjithë qytetarët”, shkruan Luigi Soreca, ambasadori i BE-së në Shqipëri.

/m.z/r.e/

Kategori