Mër. Dhj 19th, 2018

Sot në “Hipokrati”, problemet në sistemin urinar

Megjithëse nuk ka ende të dhëna të përditësuara, tek shqiptarët sipas mjekëve po rriten gjithmonë e më tepër problemet në sistemin urinar.

Kequshqyerja mbetet faktori kryesor në këto sëmundje, teksa nuk përjashtohen edhe disa faktorë të tjerë të rëndësishëm. Lidhur më sistemin urinar, veshka, organi kryesor i filtrimit të kripërave në trup dhe përgjegjëse për këtë sistem, është ndër organet më të prekura nga sëmundjet. Të paktën 1 në 7 shqiptarë vuan nga problemet më të shpeshta të veshkave.

Sipas të dhënave, vdekshmëria nga problemet e këtij organi është rritur në 31%. Mjekët bëjnë apel që njerëzit të mos neglizhojnë vizitat te mjeku, pasi gurët e patrajtuar në veshka, përshembull, mund të sjellin probleme serioze shëndetësore, duke dëmtuar gradualisht funksionimin normal të veshkës.

Por cilat janë disa nga këshillat që duhet të kemi parasysh për ruajtjen e shëndetit të tyre? Cilat janë problemet më të shpeshta në sistemin urinar? Si trajtohen ato? Po tek fëmijët, sa i lartë është rreziku nga problemet urinare? Këto dhe përgjigjet e shumë pyetjeve të tjera, do të keni mundësinë t’i ndiqni sonte në orën 18:20 vetëm në InfoPasqyra/tch, në emisionin “Hipokrati”.

InfoPasqyra/tch

Kategori