SPAK: Ambasada Britanike inkurajon zgjedhje të drejtë të kreut

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, reagon Ambasada Britanike

Ambasada Britanike në Tiranë ka reaguar lidhur me procesin e zgjedhjes së kreut të ri të Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Ditën e nesërme, në ambientet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), do të zhvillohet mbledhja ku do të shpallet pasuesi i Altin Dumanit në postin e kryeprokurorit të SPAK.

Ambasada Britanike thekson se ky është një hap i rëndësishëm në forcimin e shtetit të së drejtës dhe në luftën kundër korrupsionit. Ajo shton gjithashtu se Këshilli i Lartë i Prokurorisë duhet ta realizojë këtë proces në mënyrë të drejtë, të lirë dhe transparente.

Reagimi i plotë i Ambasadës Britanike, publikuar në rrjetet sociale, është si më poshtë:

“Zgjedhja e Drejtuesit të SPAK është një hap i rëndësishëm në përparimin e Shqipërisë për forcimin e shtetit të së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit. Është e rëndësishme që Këshilli i Lartë i Prokurorisë ta realizojë këtë proces në mënyrë të lirë, të drejtë dhe transparente. Mbretëria e Bashkuar pret me padurim të bashkëpunojë me këdo që do të zgjidhet, për të vazhduar dhe forcuar marrëdhënien tonë të shkëlqyer.”

Scroll to Top