SPAK arreston shtetas italian në kuadër të hetimit për mashtrime nga call center-i
Një shtetas italian, i identifikuar si Cosimo Notaristefano, është arrestuar nga Strukturat e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Arrestimi bëhet në kuadër të një operacioni kundër një call center-i të dyshuar për kryerjen e mashtrimeve financiare, i cili zhvillonte aktivitetin e tij në një nga kullat e kryeqytetit.
Ndërkohë, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 6 persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të dyshuar kriminale.
