SPAK kërkon arrestimin e tij, Ermal Beqiri dyshohet se është larguar jashtë vendit.
Detaje të reja janë zbuluar nga aksioni i agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, për ekzekutimin e masave të sigurisë në lidhje me hetimet për tenderat e Agjencisë Kombëtare të Informacionit (AKSHI).
Gjatë kontrolleve të BKH-së në banesën e biznesmenit Ermal Beqiri, burimet bëjnë me dije se nuk është gjetur asnjë prej pjesëtarëve të familjes, çka shton dyshimet se ai mund të jetë larguar jashtë vendit, përpara lëshimit të masës së sigurisë ndaj tij.
Po ashtu nuk dihet ende nëse është ekzekutuar masa e arrestit me burg për Ergys Agasin, ndërsa për drejtoreshën e AKSHI, Mirlinda Karçanaj, është dhënë masa e arrestit të shtëpisë.
Emri i Ermal Beqirit u bë i njohur për publikun për herë të parë në vitin 2021, kur ai u thirr si ekspert në procesin gjyqësor për korrupsion ndaj Ilir Metës. Beqiri kreu ekspertizën teknike mbi videon e njohur si “Meta–Prifti”, ku ish-zv.kryeministri dhe Dritan Prifti diskutonin për ndarje fondesh në shumën 700 mijë euro.
