SPAK kërkon dënime për të pandehurit e Universitetit Bujqësor
Specialja e Prokurorisë (SPAK) ka paraqitur të premten pretendimin e saj për 29 të pandehur të Universitetit Bujqësor të Tiranës, të cilët po gjykohen me procedurë të shkurtuar.
Prokurori Dritan Prençi ka kërkuar dënime si më poshtë:
- Edmond Terthorja: 3 vjet burg, ulje 1/3 të dënimit, heqje e së drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vjet.
- Amarildo Lleshi: 3 vjet burg, ulje 1/3 të dënimit, heqje e së drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vjet.
- Serafin Skenderi: 3 vjet burg, ulje 1/3 të dënimit, heqje e së drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vjet.
- Altin Murto: 3 vjet burg, ulje 1/3 të dënimit, heqje e së drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vjet.
- Klara Jahollari: 1 vit burg, pezullim i masës së dënimit. Konvertim në shërbim prove për 150 orë dhe mbajtje kontakti me shërbimin e provës.
- Agim Sefa: 1.6 vite burg, pezullim i ekzekutimit të vendimit dhe konvertim në shërbim prove për 2 vjet.
- Mehmet Qoshja: 1.6 vite burg, pezullim i ekzekutimit të vendimit dhe konvertim në shërbim prove për 2 vjet.
- Enkeleida Sallaku: 1 vit burg, zbritje 1/3 të masës së dënimit dhe pezullim. Konvertim në shërbim prove për 150 orë dhe mbajtje kontakti me shërbimin e provës.
- Romina Koto: 1 vit burg, zbritje 1/3 të masës së dënimit dhe pezullim i ekzekutimit të vendimit. Konvertim në shërbim prove për 150 orë dhe mbajtje kontakti me shërbimin e provës.
- Artur Koleci: 1.6 vite burg, zbritje 1/3 të masës së dënimit dhe konvertim në 2 vite shërbim prove.
- Blenard Spaho: 1.6 vite burg, zbritje 1/3 të dënimit dhe konvertim në shërbim prove për 2 vjet.
- Tedi Proda: 1.6 vite burg, zbritje 1/3 të masës së dënimit dhe konvertim në 2 vite shërbim prove.
- Elvira Shtogu: 1 vit burg, zbritje 1/3 të masës së dënimit dhe konvertim në shërbim prove për 150 orë.
- Tone Vukaj: 1 vit burg, zbritje 1/3 të masës së dënimit, pezullim i ekzekutimit të vendimit dhe konvertim në shërbim prove për 150 orë.
- Eridiana Cuni: 1 vit burg, zbritje 1/3 të masës së dënimit, pezullim i ekzekutimit të vendimit dhe vënie në shërbim prove për 150 orë.
- Erjola Kopali: 1 vit burg, zbritje 1/3 të masës së dënimit, pezullim i ekzekutimit të vendimit dhe vënie në shërbim prove për 150 orë.
- Etleva Shore: 1 vit burg, zbritje 1/3 të masës së dënimit dhe pezullim i ekzekutimit të vendimit dhe vënie në shërbim prove për 150 orë.
- Ilir Kapaj: 1.6 vite burg, zbritje 1/3 të masës së dënimit dhe vendosje në shërbim prove për 24 muaj.
- Radion Dhromi: 1.6 vite burg, zbritje 1/3 të masës së dënimit dhe vendosje në shërbim prove për 24 muaj.
- Klea Lekoçaj: 1 vit burg, zbritje 1/3 të masës së dënimit, pezullim i ekzekutimit të vendimit dhe vënie në shërbim prove për 150 orë.
- Mimoza Sefa: 1 vit burg, zbritje 1/3 të masës së dënimit, pezullim i ekzekutimit të vendimit dhe vënie në shërbim prove për 150 orë.
- Mimoza Shehu: 1 vit burg, zbritje 1/3 të masës së dënimit, pezullim i ekzekutimit të vendimit dhe vënie në shërbim prove për 150 orë.
- Rezearta Dervishi: 1 vit burg, zbritje 1/3 të masës së dënimit, pezullim i ekzekutimit të vendimit dhe vënie në shërbim prove për 150 orë.
Ndërkohë, Piro Zoga, Ilir Kusi, Bejo Bizhga, Dritan Laçi dhe Arjan Buliaj po gjykohen me procedurë të zakonshme, të ndarë nga pjesa tjetër.
Gjykata e Posaçme ka caktuar seancën e radhës për datën 18 mars, ku do të kryhet mbrojtja dhe më pas do të shpallet vendimi.
27 nga të pandehurit janë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Universitetit Bujqësor, ndërsa 2 janë përfaqësues të operatorit ekonomik “Krijon” sh.p.k.
Të pandehurit akuzohen për shkelje të barazisë në tendera dhe falsifikim dokumentesh, të kryera në bashkëpunim. Hetimet kanë zbuluar shkelje në nëntë procedura prokurimi të zhvilluara në vitin 2022, me një fond total rreth 90 milionë lekë.
