Paralajmërimi i Klodjan Brahos: Do të godasim çdo funksionar që bashkëpunon me krimin
Drejtuesi i Strukturës së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK), Klodjan Braho, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjetin social Facebook, duke theksuar se SPAK do të vijojë të godasë krimin e organizuar me forcën e ligjit.
Braho është shprehur se Struktura e Posaçme vazhdon punën e saj për të goditur gjithashtu çdo funksionar publik që bashkëpunon apo lehtëson veprimtarinë e krimit të organizuar.
“Ne do të vijojmë të godasim me forcën e ligjit krimin e organizuar, si dhe çdo funksionar publik që bashkëpunon apo lehtëson veprimtarin e krimit të organizuar”, ka shkruar Braho.
