SPAK thirr Belinda Ballukun për akuzat

SPAK i kërkon Belinda Ballukut të paraqitet sot për t’u njohur me akuzat

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka regjistruar emrin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku si person nën hetim për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera.

Balluku është thirrur të paraqitet sot në ambientet e SPAK, e shoqëruar nga një avokat mbrojtës, por ende nuk dihet nëse ajo do të paraqitet pranë Prokurorisë së Posaçme.

Ftesa për paraqitje mban firmën e prokurorit të posaçëm Dritan Prençi, i cili ka kërkuar që zëvendëskryeministrja të jetë e asistuar nga një avokat. Kjo praktikë nënkupton se ndaj saj mund të komunikohet zyrtarisht një akuzë penale.

Belinda Balluku mban detyrën e zëvendëskryeministres që prej korrikut 2022, si dhe atë të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë që nga janari 2019.

Scroll to Top