SPAK zgjat hetimet për kryebashkiakun e Kolonjës

Dosja ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, SPAK zgjat hetimet me 3 muaj

Prokuroria e Posaçme ka zgjatur deri në muajin shkurt afatet hetimore për kryebashkiakun e Kolonjës, Erion Isai, si dhe për 5 zyrtarë të tjerë të Bashkisë.

Ata akuzohen për veprat penale “shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim dokumentash”.

I gjithë grupi u mor i pandehur nga SPAK lidhur me dy tendera: atë të rrugës Korçë-Ersekë dhe për Ujësjellësin e Kolonjës.

Scroll to Top