Spaleti lavdëron Zhegrovën: “Së shpejti në top formë!”

“Së shpejti do të jetë në top formë”, Spaleti nuk i kursen elozhet për Zhegrovën: Nuk e di si arrin të bëjë disa gjëra të çmendura

Trajneri i Juventusit, Luçiano Spaleti, nuk i ka kursyer elozhet për yllin shqiptar të Kosovës, Edon Zhegrova, duke deklaruar se së shpejti ai do të jetë në formën më të mirë.

“Nuk do të duhet shumë kohë që ta kemi në formën më të mirë. Djaloshi është i zgjuar, por sigurisht duhet ta luajmë lojën tonë. Ai mund të bëhet një sfidë e madhe për kundërshtarët, sepse ka atë guximin për të provuar gjëra që ndoshta as vetë nuk e di si i bën,” tha Spaleti.

“Bashkë me Yildiz, le të themi se kemi disa opsione ofensive në ato zona të fushës. Mund të luajmë me dy sulmues dhe ta provojmë këtë skemë. Openda mund të luajë si sulmues kryesor ose i dytë, kështu që është e realizueshme. Mund të luajmë edhe me një formacion 4-3-3,” shtoi trajneri.

Më herët, Zhegrova hyri si zëvendësues në barazimin pa gola ndaj Torinos, duke dhënë një paraqitje pozitive pavarësisht se nuk arriti të shënonte. Ky ishte paraqitja e tij e radhës si zëvendësues te “Zonja e Vjetër”.

Scroll to Top