Spaleti optimist pas barazimit, Juventus drejt suksesit

Spaleti nuk e ekzagjeron frenimin në Champions të Juventusit: Të vazhdojmë kështu

Luçiano Spaleti sheh anën pozitive pas barazimit 1-1 të Juventusit kundër Sporting Lisbonës në Champions League. “Kemi bërë mirë, skuadra ka reaguar dhe ka treguar karakter. Sporting është ekip i fortë dhe dinamik, por meritonim edhe avantazhin,” u shpreh trajneri bardhezi për “Sky Sport”.

Spaleti pranoi se ekipi ka ende për t’u përmirësuar: “Humbëm shumë topa dhe ishim pak të ngadaltë në qarkullim, por loja ishte e mirë. Kemi lojtarë me cilësi dhe do të rritemi.”

Tekniku vlerësoi atmosferën në “Allianz Stadium”: “Tifozët ishin fantastikë, krijuan një mjedis të jashtëzakonshëm. Bashkë mund të arrijmë rezultate të mëdha.”

Pavarsisht mungesës së fitores, Spaleti mbetet optimist: “Gota është gjysmë e mbushur. Nëse vazhdojmë me këtë frymë, do të kemi shumë kënaqësi në të ardhmen.”

Scroll to Top