Pre. Sht 21st, 2018

Spanja në kërkim të një trajneri të ri, ja dy kandidatët e parë për të marrë drejtimin

Iberikët e nisën keq kompeticionin, duke larguar nga detyra e trajnerit Lopeteguin, për ta zëvendësuar me Hierron, aventura e të cilit duket e mbyllur pas humbjes me Rusinë.
Federata Spanjolle konfirmoi të shtunën se do të kërkojë trajner, me largimin e Hierros.
Tani në Spanjë po mendojnë për trajnerin e ri dhe dy janë kandidatët kryesorë.

Sipas asaj që bën me dije “As”, Kike Sançez Flores dhe Luis Enrike kanë shanse për t’u ulur në stolin e Spanjës. Flores, pas largimit nga Espanjoli në prill, konsiderohet favorit, pasi ka eksperiencë në Spanjë dhe jashtë saj. Ai ka drejtuar më parë edhe Benfikën dhe Uatfordin.

Shtypi spanjoll shkruan se Flores ka aftësitë për të bërë ndryshimin e duhur te Spanja.

Por edhe ish-trajneri i Barcelonës, Luis Enrike, ka mundësi për të marrë drejtimin e Spanjës. Ai nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën për të drejtuar ekipin kombëtar spanjoll.

Përveç këtyre emrave ka edhe trejnerë të tjerë në listë për të marrë postin e trajnerit të Spanjës siç janë:  Rafa Benitez, Unai Emeri dhe Roberto Martinez.

Kategori