Spanja njofton rihapjen e ambasadës në Teheran
Ministri i Jashtëm i Spanjës, Jose Manuel Albares, ka bërë të ditur se Spanja do të rihapë ambasadën e saj në Teheran. Pas mbylljes së ambasadave në të gjithë Lindjen e Mesme në fillim të konfliktit, Albares u shpreh përpara gazetarëve se ka udhëzuar “ambasadorin tonë në Teheran të kthehet”.
Spanja ka mbyllur hapësirën e saj ajrore për çdo avion ushtarak të përfshirë në luftë dhe ka cilësuar konfliktin si të pamatur dhe të paligjshëm. Sipas të dhënave, të paktën 254 persona në të gjithë Libanin humbën jetën dje nga sulmet ajrore izraelite, duke përfshirë 91 viktima në kryeqytetin Bejrut.
