Spanja synon sulmuesin Mateo Pellegrino nga Serie A

Spanja shqyrton një sulmues nga Serie A; De la Fuente synon ta “rrëmbejë” nga Argjentina

Spanja po përgatitet të sfidojë Argjentinën në disa fronte. Jo vetëm në Kupën e Botës 2026, por edhe në nivel ekipesh kombëtare, pasi trajneri Luis de la Fuente synon të bindë një sulmues argjentinas që të bashkohet me ekipin kombëtar spanjoll. Bëhet fjalë për Mateo Pellegrino, një yll i Serie A-së, që luan për Parmën.

Sipas gazetës AS, kjo dëshirë e trajnerit spanjoll buron nga mungesa e një qendërsulmuesi të natyrshëm mes lojtarëve që thirren rregullisht nga Kombëtarja spanjolle.

Për këtë arsye, De la Fuente i ka kërkuar Karanka-s, drejtorit të zhvillimit të ekipit kombëtar, të përshpejtojë negociatat për të siguruar shërbimet e 24-vjeçarit.

Pellegrino ka dy shtetësi. Ai është lindur në Valencia në vitin 1999, gjatë periudhës kur babai i tij luante për klubin spanjoll. Më pas, ai është kthyer në Argjentinë kur ishte shtatë vjeç dhe atje ka zhvilluar karrierën e tij si i ri, duke luajtur në divizionet e ulëta të Vélez Sarsfield.

Sulmuesi i ri ka tërhequr vëmendjen për performancat e tij mbresëlënëse në vendin e tij, duke treguar aftësi të spikatura për shënimin e golave, aftësinë për të luajtur me shpinë nga porta dhe inteligjencë të jashtëzakonshme taktike.

Këto cilësi e bëjnë atë një opsion premtues për De la Fuente, i cili kërkon të plotësojë repartin e sulmit të kombëtares spanjolle me një lojtar të aftë për t’u përshtatur me sistemin e lojës.

Nëse thirrja nga Spanja do të realizohej, Pellegrino mund të ofrojë një zgjidhje në sulm që aktualisht mungon mes qendërsulmuesve të kampionëve evropianë.

Scroll to Top