Die. Dhj 9th, 2018

SPANJË – Merkel diskuton me kryeministrin spanjoll për migracionin

Kancelarja gjermane, Angela Merkel do të vizitojë Spanjën këtë fundjavë për të zhvilluar bisedime me kryeministrin spanjoll për çështjen migratore dhe çështje të tjera të rëndësishme europiane.

“Ky takim informal mes Merkel dhe kryeministrit Pedro Sanchez që do të zhvillohet të shtunën dhe të dielën do të mbahet në parkun kombëtar Donana pranë Seviljes”, njoftoi qeveria spanjolle.

“Gjermania dhe Spanja kanë një qasje të përbashkët ndaj çështjes migratore”, shprehen zyrtarët.

Çështje të tjera me rëndësi europiane do të diskutohen në këto bisedime, siç janë vazhdimi i një bashkimi të plotë ekonomik dhe monetar.

Kreu i Partisë Socialiste, Sanchez është kryeministër që prej datës 1 qershor, kur zëvendësoi paraardhësin e tij konservator, Mariano Rajoy, i cili u rrëzua nga një votë mosbesimi.

Kategori