Spitali i Senatoriumit ka emëruar drejtoreshë të re.
Më datë 5 janar, Elisaveta Treska është emëruar drejtoreshë e Spitalit ‘Shefqet Ndroqi’ (Senatoriumit) në Tiranë. Ajo zëvendësoi në këtë detyrë doktoreshën Silva Bala.
Senatoriumi është spitali ku trajtohen të sëmurët me sëmundje të mushkërive, si tuberkulozi, kanceri, pneumonia, etj.
Historik i shkurtër i Senatoriumit:
- Në vitin 1936, në Spitalin e Përgjithshëm të Tiranës u hap reparti për të sëmurët me tuberkuloz.
- Në Shkurt të vitit 1945, në Spitalin Ushtarak të Tiranës ekzistonte një pavion me 30 shtretër për tuberkulozin, i cili drejtohej nga Dr. Shefqet Ndroqi, së bashku me pavionin e sëmundjeve infektive.
- Në Shtator të vitit 1945, në Kodrën e Fuat Beut u krijua një stacionar me 75 shtretër, duke formuar kështu bërthamën e Sanatoriumit të ardhshëm të Tiranës.
