Die. Sht 23rd, 2018

SPORT  – Cristiano Ronaldo renditet në mesin e tre lojtarëve të më mirë paguar të planetit

MOSKË, 11 korrik /ATSH-AFP/ – Ende në mesin e favoritëve të ardhshëm të Topit të Artë për lojën e bukur në fushën e blertë, Cristiano Ronaldo renditet në mesin e tre lojtarëve më mirë të paguar të planetit, në sajë të pagave XXL të marra tek Reali i Madridit, por gjithashtu për aftësinë e tij për të fituar para në sajë të një popullariteti të jashtëzakonshëm.

Pavarësisht fitores së shënuar për të tretën herë radhazi të Ligës së Kampionëve, ylli madrilen nuk ia ka dalë të shënojë ‘’roveshatë’’ për një titull më honorifik. Nr 1 të klasifikimit të sportistëve më mirë të paguar gjatë ky sezoneve të fundit. Sipas Forbes, ai u rendit vitin e kaluar në vendin e tretë pas kundërshtarit të tij, Lionel Messi dhe boksierit Floyd “Money” Mayweather.

Portugezi, fitues i Kampionatit Europian të vitit 2016, por i eleminuar në fazën e një të tetave të Botërorit 2018 ka fituar 108 milionë dollarë (rreth 92 millionë euro) gjatë dymbëdhjetë muajve të fundit, nga të cilat vetëm 61 milionë dollarë nga paga (rreth 52 millionë euro).

I akuzuar për fshehje të një pjesë të pasurisë së tij tek organet tatimore spanjolle, ai pranoi qershorin e kaluar të paguajë 18,8 millionë euro në kuadër të një paramarrëveshje për ti dhënë fund hetimeve për evazion fiskal.

Përveç pagës së tij vjetore me tetë shifra që  e pret tek Juventusi Torino, ai inspiron statusin e fituesit të  trofeut të pestë të Topit të Artë apo golashënuesit më të mirë në historinë e Ligës së Kampionëve (120). ‘’CR7’’ është shndërruar në një markë tërheqëse, në qendër të partneriteteve të shumta fitimprurëse.

Ikonë planetare i lindur në ishillun Madero, ai ndiqet nga 330 millionë ‘’followers” në rrjetet sociale, një shifër e pazakontë ndjekësish për një sportist. Një audiencë e rrallë që i ka mundësuar t’i afrohen dhjetëra sponsorë mjaft të fuqishëm./

/v.b/

Botërori 2018 – Agjencia Telegrafike Shqiptare

Kategori