Ish-princit i dolën fotot pranë një femre, ndërsa Starmer deklaron: “Duhet të dëshmojë para Kongresit Amerikan për dosjen Epstein! Kërkim falje? I takon atij…”
Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka deklaruar se ish-princit Andrew Mountbatten-Windsor duhet t’i kërkohet të dëshmojë para Kongresit Amerikan, lidhur me marrëdhëniet e tij me Jeffrey Epstein. Kjo deklaratë vjen pas publikimit të një serie dokumentesh nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë.
Duke folur për gazetarët gjatë kthimit nga Japonia, kryeministri britanik theksoi: “Sa i përket dëshmisë, gjithmonë kam theksuar se kushdo që posedon informacion duhet të jetë i gatshëm ta ndajë atë në çfarëdo forme që i kërkohet. Nuk mund të përqendrohesh te viktima nëse nuk je i gatshëm ta bësh këtë. Viktimat e Epstein duhet të jenë përparësia jonë kryesore. Lidhur me kërkim-faljen, kjo është një çështje që i takon Andrew-t”, u shpreh ai.
I pyetur rreth zbulimeve për ish-bashkëshorten e ambasadorit amerikan, Peter Mandelson, Starmer sqaroi se Mandelson u shkarkua nga detyra e ambasadorit për shkak të informacioneve shtesë që dolën në publik në shtatorin e vitit të kaluar. “Nuk kam asgjë më tepër për të shtuar në lidhje me Peter Mandelsonin”, përfundoi ai.
