Mër. Jan 23rd, 2019

STRASBURG – Policia kërkon ndihmën e popullsisë për gjetjen e atentatorit Cherif Chekatt

PARIS, 12 dhjetor . – Policia kombëtare bëri sot thirrje popullsisë që të ndihmojë për gjetjen e autorit të dyshuar të atentatit në tregun e Krishtlindjeve në Strasburg, Cherif Chekatt, që vazhdon të jetë në kërkim pas sulmit që shkaktoi vdekjen e të paktën dy personave të martën në mbrëmje.

“Individ i rrezikshëm, mbi të gjitha mos ndërhyni”, paralajmëron policia kombëtare në profilin e saj “Twitter”.

“Ai është 1,80 metra, me trup normal dhe i bëhet thirrje të gjithë personave që kanë informacione që mund ta lokalizojnë të telefonojë në 197”, thekson policia. /G.S/

Kategori