Hën. Dhj 17th, 2018

Stresi në burg, bën urimin e ndjerë për ditëlindjen e të ëmës

<!– GazetaExpress E premte, 07 Dhjetor 2018 08:55–>

Stresi “Të du mom” është padiskutim një nga këngët më të pëlqyera të edicionit të 20 të “Kënga Magjike” dhe ndër më të klikuarat në Youtube. 

Për fat të keq Stresi nuk mundi të performojë në netët gjysmëfinale pasi ndodhet ende në burg.

Ditën e sotme nëna e reperit, ajo të cilës i është kushtuar kënga, ka ditëlindjen.

Stresi i ka dedikuar të ëmës fjalë shumë prekëse në postimin e tij të fundit në Instagram.

“E shtrejnta ime mom ,gezuar ditelindjen!!! Megjithse nuk jam prane teje sot fizikisht me shpirt me ke gjithmon prane, ti e di qe je dashuria ime me e madhe qe un kam!”, shkruan Stresi.

Por nuk ka munguar as urimi i Keisit, bashkëshortes së Stresit, e cila edhe pse larg familjes, nuk e ka anashkaluar një urim publik për vjehrrën e saj, që e ka cilësuar si nënë. /Gazeta Express/ 

LajmiFundit

Kategori