Mar. Nën 20th, 2018

Studentët nga Gjermania, leksion njohës për migrimin në portin e Durrësit

TIRANE, 7 shtator . -Një grup studentësh gjermanë vizituan portin e Durrësit, me synimin për tu njohur më nga afër “me rolin historik që ky institucion ka luajtur në procesin e migrimit në Shqiperi pas vitit 1990 dhe peshën kryesore që luan aktualisht si porta më e madhe hyrëse dhe dalëse e pasagjerëve në Shqipëri”.
Pas përshëndetjes dhe prezantimit të zhvillimeve portuale nga Sonila Toska, zv. Drejtore e Autoritetit Portual Durrës (APD), studentët bashkëbiseduan me Zëdhënësin e APD, Gëzim Kabashi, i cili u ndal veçanërisht në historinë e qytetit – port 3.000-vjeçar, eksodin e viteve 1990 nëpërmjet portit dhe shkëmbimeve intensive ekonomike e të kulturave, proçes ku bashkëatdhetarët e emigruar kontribuan si ura lidhëse mes atdheut dhe vendeve ku jetojnë dhe punojnë prej vitesh.
Së bashku me pedagogët e tyre prof. dr. Daniel Goler, prof. dr. Dhimitër Doka dhe dr. Nevila Çina, studentët nga Gjermania vizituan më pas Terminalin e Trageteve, ku u interesuan për lëvizjen dhe volumet e përpunimit të udhëtarëve dhe automjeteve.
Në kuadër të zhvillimit të shkollës verore “Go East Sommer Shcule”, të zhvilluar nga Universiteti “Aleksander Moisiu” Durrës në bashkëpunim me Universitetin e Bambergut dhe Universitetin e Tiranës, studentë vendas dhe të huaj do të zhvillojnë vizita njohëse të tjera në portin e Durrësit./e.malaj/j.p/

Kategori