Hën. Dhj 10th, 2018

STUDIM – Një aksion i paprecedentë do të ndalonte ngrohjen globale në 1,5 gradë

BERLIN, 8 tetor . – Shkencëtarët që udhëheqin kërkimet mbi klimën besojnë se limitimi i ngrohjes globale në temperaturën 1,5 gradë Celcius është ende e mundur, por vetëm me ndryshime të shpjeta, me ndikim të gjerë dhe të paprecedenta.

“Limitimi i ngrohjes globale në 1,5 gradë Celcius këron ndryshime të shpejta, me ndikim të gjerë dhe të paprecedenta në të gjitha aspektet e shoqërisë”, thuhet në një deklaratë të IPCC-së në përfundim të një konference në qytetin koreanojugor, Inçeon.

Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimin Klimatik (IPCC) publikoi sot një raport special ku paralajmëron për pasojat nëse ky objektiv nuk arrihet, dy muaj para se të zhvillohet konferenca e radhës mbi klimbën e OKB-së. /G.S/

Kategori