Stuhi dhe përmbytje në Filipine: 40 viktima, helikopter rrëzohet

VIDEO/ Stuhi dhe përmbytje në Filipine, numri i viktimave shkon në 40

Numri i viktimave nga tajfuni në Filipine është rritur në 40 persona, njoftuan autoritetet pasditen e sotme. Stuhia e fuqishme ka shkaktuar reshje të dendura dhe përmbytje në zonat qendrore të vendit, duke fundosur shtëpi dhe duke detyruar mijëra banorë të evakuohen.

Sipas burimeve, edhe pse tajfuni Kalmagi, i njohur në vend me emrin “Tino”, është dobësuar që prej momentit kur goditi vendin në orët e para të mëngjesit të së martës, ai vazhdon të përfshijë Filipinet me erëra që arrijnë deri në 130 km/orë dhe me rrëmbime deri në 180 km/orë. Aktualisht, ai lëviz mbi ishujt Visayas në drejtim të veriut të Palaëanit dhe Detit të Kinës Jugore.

Një helikopter ushtarak u rrëzua gjatë një misioni ndihme, duke shkaktuar vdekjen e gjashtë anëtarëve të ekuipazhit. Ushtria filipinase njoftoi se një ekip kërkimi dhe shpëtimi gjeti trupat e pajetë të pilotit dhe anëtarëve të tjerë të ekuipazhit të helikopterit Huey në ishullin Mindanao.

Pothuajse 400 mijë persona janë zhvendosur si pasojë e stuhisë së fuqishme që ka përmbytur zona të gjera në qendër të vendit. Sipas autoriteteve, shumica e viktimave kanë humbur jetën nga mbytja ose përballja me rrëzimin e mbetjeve dhe rrënojave.

Qytete të tëra në ishullin Cebu janë përmbytur, ndërsa banorët kërkojnë strehë në çatitë e shtëpive, duke u përpjekur t’i shpëtojnë ujërave të turbullta që tërheqin automjete, kamionë dhe kontejnerë të mëdhenj.

Autoritetet kanë nisur operacione të gjera kërkimi dhe shpëtimi, me shpresën për të gjetur të mbijetuar.

Tajfuni Kalmagi ka shkaktuar përmbytje masive dhe evakuime në rajonin e Visayas, ndërsa Vietnami po përgatitet për goditjen e tij, vetëm disa ditë pas përmbytjeve vdekjeprurëse që kanë goditur vendin.

Scroll to Top