“Sikur na ka goditur një bombë”/ Stuhia ‘Christine’, thellohet bilanci i viktimave nga moti i keq në Portugali
Të paktën pesë persona kanë humbur jetën, ndërsa stuhia Christine ka përfshirë Portugalinë qendrore dhe veriore, duke shkaktuar përmbytje, rrëshqitje dheuqe dhe dëme të konsiderueshme në infrastrukturë.
Autoritetet kanë marrë masa duke mbyllur shkollat, ndërprerë udhëtimet dhe kanë lëshuar paralajmërime për qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi.
Në qytetin bregdetar Figueira da Foz, një rrotë panoramike është rrëzuar, ndërsa automjete të shumta janë goditur nga pjesë të çative të shkëputura.
Në Leiria, tre persona kanë humbur jetën. Mes viktimave është një person i goditur nga një llamarinë dhe një tjetër gjatë punimeve në një ndërtim shtëpie. Një burrë në Vila Franca de Cira ka vdekur pasi një pemë ra mbi makinën e tij. Një e pestë viktimë është raportuar në zonën e Marina Grande.
Shirave të rrëmbyeshëm dhe erërave me shpejtësi deri në 150 km/orë kanë shkaktuar mbi 3,000 ngjarje të lidhura me motin në të gjithë vendin. Më shumë se 850,000 njerëz kanë mbetur pa energji elektrike, sipas shpërndarësit E-Redes.
Instituti Portugez i Detit dhe Atmosferës (IPMA) parashikon valë deri në 14 metra në disa zona bregdetare.
Transporti është ndërprerë rëndë: rrugët, përfshirë autostradën që lidh Lisbonën me veriun, si dhe hekurudhat janë bllokuar nga mbeturinat.
Polica dhe Ministria e Mbrojtjes Civile u kanë bërë thirrje banorëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të ndjekin udhëzimet e sigurisë.
Kryeministri Luís Montenegro ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave dhe ka paralajmëruar se autoritetet po vlerësojnë dëmet.
Kryebashkiaku i Leirias, Gonçalo López, ka kërkuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, duke theksuar se shkatërrimet janë të mëdha dhe rikuperimi do të kërkojë muaj të tërë.
Pas kalimit në Portugali, stuhia Christine është zhvendosur drejt Spanjës, duke sjellë borë, shi dhe erëra të forta. Agjencia meteorologjike spanjolle AEMET ka paralajmëruar për erëra shumë të forta në juglindje, veçanërisht në provincën e Almerias, ku është lëshuar alarm i kuq.
