Suksesi kundër inflacionit: Raste Europë & Ballkan

Pesë raste të suksesshme të përballimit të inflacionit të importuar në Europë dhe Ballkan

Rritja e çmimeve të naftës së papërpunuar, gazit natyror të lëngshëm, energjisë dhe benzinës, si dhe koncepti fotografik i luftës Iran-Izrael, kanë sjellë sfida ekonomike. Ekonomisti Arben Malaj ka analizuar masat më efektive të ndërmarra nga shtetet europiane dhe ato në rajon, pas krizës së rritjes së çmimeve të shkaktuar nga konfliktet në Lindjen e Mesme. Ai ka përfshirë edhe rekomandimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar për ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, të cilat karakterizohen nga deficit i lartë tregtar dhe varësi nga importet.

  • Kroacia:
    • Limitim i çmimeve të energjisë për familjet dhe bizneset.
    • Ulje e TVSH-së për ushqime bazë dhe produkte higjienike.
    • Parandalimi i krizës sociale para prezantimit të monedhës Euro.
  • Greqia:
    • Taksa speciale mbi “fitimet e papritura” të sektorit energjetik.
    • Financimi i subvencioneve direkte përmes programeve si “Power Pass” dhe “Fuel Pass”.
    • Mbrojtje për familjet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.
  • Franca:
    • Zbatimi i “Mburojës Tarifore” (Tariff Shield).
    • Ngrirja e çmimeve të gazit dhe limitimi i rritjes së energjisë në 4%.
    • Ulja e pasigurisë dhe e inflacionit të përgjithshëm.
  • Maqedonia e Veriut:
    • Paketa financiare prej 760 milionë eurosh me fokus të lartë.
    • Zero TVSH për 17 kategori ushqimesh bazë.
    • Heqja e doganave për importet e drithërave.
  • Gjermania:
    • Stimul për lëvizshmërinë përmes një bilete mujore të transportit publik me çmim të ulët.
    • Pagesë direkte prej 300 eurosh për punëmarrësit, duke ulur presionin për rritje të pagave.

Pikat e përbashkëta të suksesit:

  • Paketa të mirëtargetuara (jo horizontale).
  • Mbrojtja e shtresave të nevojë duke ruajtur qëndrueshmërinë ekonomike.
  • Ruajtja e kohezionit social dhe besimit publik.

Strategjia për përballimin e inflacionit të importuar në vendet e vogla me deficit tregtar (p.sh., Shqipëria):

Politikat monetare (Banka Qendrore):

  • Rritja e normës së interesit për frenimin e efekteve të raundit të dytë dhe si një ankori i pritshmërive.
  • Mbrojtja e kursit të këmbimit, duke stabilizuar Lekun si mburojë kundër rritjes së kostove të importit.

Politikat fiskale (qeveria dhe buxheti):

  • Transferta të shënjestruara, si subvencione direkte për pensionistët dhe familjet në nevojë.
  • Indeksimi i pagave dhe pensioneve për të ruajtur fuqinë blerëse.
  • Subvencionimi i energjisë, duke mbajtur çmimin e pandryshuar për familjet dhe bizneset e vogla.
  • Konsolidimi fiskal, duke rialokuar shpenzimet joparësore drejt mbrojtjes sociale.
  • Veprime administrative dhe strukturore, duke përfshirë monitorimin e marzheve të fitimit, transparencën dhe kontrollin mbi spekulimet e importuesve të mëdhenj (naftë, ushqime).
  • Diversifikimi i burimeve dhe krijimi i rezervave strategjike shtetërore.
  • Reformat strukturore në sektorin e energjisë, duke synuar kalimin drejt burimeve të rinovueshme dhe uljen e varësisë nga nafta dhe gazi.

Rekomandimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar për Ballkanin Perëndimor:

  • Konsolidim fiskal me “zemër”, duke mbrojtur shtresat e nevojë dhe duke ruajtur qëndrueshmërinë e borxhit.
  • Rritja e rezervave të sigurisë për mbrojtjen e bilancit të pagesave.
  • Transparencë dhe mirëqeverisje, duke siguruar menaxhimin profesional të fondeve të ndihmës.
Scroll to Top