Sulm brutalisht ndaj kryebashkiakes gjermane nga vajza

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Gjermani, ku kryetarja e sapozgjedhur e qytetit Herdecke, Iris Staltzer, 57-vjeçare, u sulmua rëndë me thikë në shtëpinë e saj. Sulmi ndodhi pak kohë para se ajo të merrte detyrën zyrtare. Staltzer u gjet e plagosur rëndë dhe u transportua me helikopter në spital. Përgjegjëse për sulmin konsiderohet vajza e saj e birësuar, 17 vjeç. Sipas dëshmisë së saj, vajza e kishte torturuar për orë të tëra në bodrum, tentuar t’i vinte zjarr me deodorant dhe çakmak, dhe më pas e kishte goditur në kokë dhe e kishte plagosur disa herë me thikë. Mjekët konstatuan 13 plagë nga thika, hemorragji dhe fraktura në kafkë.

Pas sulmit, vajza i ka kërkuar “hakmarrje” nënës së saj, ndërsa motivi i ngjarjes mbetet i paqartë. Policia gjeti një thikë të përdorur në sulm në çantën e shpinës së djalit të birësuar të Staltzer, 15 vjeç, së bashku me rroba të njollosura me gjak. Dyshohet se janë përpjekur të pastrojnë gjurmët e gjakut para se fëmijët të njoftonin autoritetet.

Më parë kishte pasur tensione në familje dhe konflikte mes Staltzer dhe fëmijëve të saj. Një ditë para sulmit, Staltzer kishte shkuar në polici duke kërkuar ndihmë pasi ndihej e kërcënuar nga vajza, por nuk mori ndihmë.

Prokuroria ka vendosur të mos ushtrojë ndjekje penale për tentativë vrasjeje, por për shkaktim të dëmtimeve të rënda trupore, duke marrë parasysh që vajza telefonoi vetë autoritetet. Të dy fëmijët ndodhen nën kujdesin e shërbimeve sociale, ndërsa hetimet vazhdojnë.

Leave a Comment

Scroll to Top