Izraeli sulmon selitë e Gardës Revolucionare të Iranit: mbi 100 avionë goditën qendrat e tyre komanduese
Ushtria izraelite ka njoftuar se ka sulmuar një kompleks në Teheranin lindor, ku ndodhen selitë e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike. Në zonën e goditur përfshihen edhe selitë e Forcave elitare Quds, drejtoria e inteligjencës, forca paraushtarake Basij, njësia kibernetike e Iranit dhe një njësi e Sigurisë së Brendshme, e cila raportohet se është përgjegjëse për shtypjen e protestave.
Sipas një zyrtari ushtarak izraelit, i cili foli në kushte anonimiteti pasi nuk ishte i autorizuar të jepte deklarata publike, sulmi “në shkallë të gjerë” përfshiu hedhjen e më shumë se 250 bombave nga mbi 100 avionë luftarakë.
Këto sulme nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara kundër Iranit kanë filluar të shtunën. Si pasojë e goditjeve fillestare, raportohet se ka vdekur Lideri Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei. Irani është kundërpërgjigjur duke lëshuar raketa drejt bazave amerikane në rajon, si dhe duke sulmuar Izraelin.
