Sulm kibernetik ndaj Sistemit Gjyqësor Shqiptar

Hakerat iranianë sulmojnë Gjykatën e Lartë dhe Prokurorinë e Përgjithshme

Grupi i hakerave me emrin “Homeland Justice” ka njoftuar se ka kryer një sulm kibernetik ndaj sistemeve të Gjykatës së Lartë dhe Prokurorisë së Përgjithshme në Shqipëri. Grupi ka bërë publik njoftimin për sulmin në rrjetet sociale, duke pretenduar se ka depërtuar në rrjetet e sistemit gjyqësor dhe atë të prokurorisë. Ata pohojnë gjithashtu se kanë siguruar të dhëna dhe dokumente që, sipas tyre, kanë të bëjnë me funksionimin e brendshëm të këtyre institucioneve të drejtësisë.

Deri më tani, autoritetet shqiptare nuk kanë dhënë një konfirmim zyrtar lidhur me përmasat e sulmit apo nëse të dhëna sensitive janë komprometuar. Pritet që institucionet përgjegjëse për sigurinë kibernetike të verifikojnë vërtetësinë e këtyre pretendimeve dhe të vlerësojnë ndikimin e mundshëm të sulmit.

Scroll to Top