Një person mbeti i plagosur jashtë ndërtesës së Parlamentit serb dhe u dërgua në spital, pasi u qëllua nga një shtetas 30-vjeçar. Sipas mediave serbe, zjarrëfikëset janë duke punuar për shuarjen e një zjarri.
Sulmuesi është arrestuar dhe akuzohet për tentativë vrasjeje dhe shkaktim rreziku të përgjithshëm. Ngjarja ndodhi rreth një orë para se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vučić, të mbante një fjalim të jashtëzakonshëm për publikun, me rastin e sulmit në Parkun Pionirski. Fjalimi ishte planifikuar të fillonte në orën 13:00.
