Sulm me bombë në Pakistanin veriperëndimor, 5 policë të vrarë
Të paktën pesë policë humbën jetën të hënën në një shpërthim bombe në Pakistanin veriperëndimor, siç konfirmuan zyrtarët.
Bomba, e cila shpërtheu pranë një automjeti të blinduar policie në rrugën Gomal Bazaar, në distriktin Tank të provincës Khyber Pakhtunkhwa (KP), besohet se u aktivizua nga distanca, raportoi transmetuesi lokal Geo TV.
Ministri i Brendshëm Mohsin Naqvi dënoi ashpër sulmin dhe përcolli ngushëllimet për pesë efektivët e policisë të rënë, përfshirë një oficer tjetër të stacionit.
Në një deklaratë të veçantë, Naqvi njoftoi se Departamenti Kundër Terrorizmit kishte shkatërruar komplotë terroriste në distriktet Peshawar, Bannu dhe Khyber të provincës, duke rezultuar në vrasjen e tetë “terroristëve”.
“Ne i vlerësojmë veprimet e forcave të rendit për vendosjen e paqes në KP”, tha Naqvi.
