Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, njoftoi se ushtria e vendit është vendosur në “gatishmëri të plotë luftarake” pas sulmit me dron iranian në Aeroportin Ndërkombëtar të Nakhçivanit. Aliyev e cilësoi këtë ngjarje si një “akt terrori” nga ana e Teherani.
“Sot, Irani kreu një akt terrori kundër territorit të Azerbajxhanit, kundër shtetit të Azerbajxhanit. Shteti iranian qëlloi me mjete ajrore pa pilot në territorin e Republikës Autonome të Nakhçivanit”, deklaroi Aliyev gjatë një mbledhjeje të Këshillit të Sigurimit.
“Zyrtarët iranianë duhet t’i japin një shpjegim palës azerbajxhanase, duhet të kërkohet falje dhe ata që kryen këtë akt terrorist duhet të mbahen penalisht përgjegjës”, theksoi ai.
“Populli i Azerbajxhanit duhet të jetë i sigurt se çdo forcë armiqësore do të përballet me ‘Grushtin tonë të Hekurt'”, përfundoi Aliyev.
Irani ka mohuar se dronët që goditën aeroportin në Nakhçivan dhe ranë pranë një shkolle në fshatin Shakarabad, duke plagosur dy persona, janë lëshuar nga pozicionet e tij.
