Sulm me dron në Bagdad, shënjestër selia e inteligjencës irakiane

Lufta në Lindjen e Mesme/ Selia e inteligjencës irakiane në Bagdad shënjestër e sulmeve

Selia e Shërbimit Kombëtar të Inteligjencës së Irakut në Bagdad është shënjestruar nga një sulm me dron në orët e para të mëngjesit të së shtunës, sipas autoriteteve irakiane.

Sulmi ndodhi në zonën Mansour rreth orës 10:15 të mëngjesit, sipas kohës lokale, bëri të ditur Saad Maan, kreu i Qelizës së Medias së Sigurisë.

Në një deklaratë të shkurtër, u konfirmua se objekti ishte shënjestruar nga një mjet ajror pa pilot. Pritet që detaje të tjera mbi incidentin të publikohen në vijim.

Scroll to Top