Ukraina kryen sulm me dron gjatë natës në Rusi; shtatë persona, përfshirë fëmijë, janë plagosur
Shtatë persona, mes tyre të paktën një fëmijë, u plagosën gjatë natës së të enjtes në qytetin rus të Tverit, rreth 180 kilometra në veriperëndim të Moskës, pas një sulmi me dron, ku dyshohet se ka qenë i përfshirë Ukraina. Autoritetet lokale njoftuan se pasojat e rënies së mbeturinave të një droni mbi një ndërtesë banimi po trajtohen.
Guvernatori në detyrë i rajonit të Tverit, Vitaly Karolev, deklaroi në Telegram se “gjashtë të rritur dhe një fëmijë” u plagosën. Rreth 20 banorë u evakuuan për shkak të dëmeve të konsiderueshme në ndërtesë.
Agjencia shtetërore ruse TASS raportoi se mbeturinat e dronit shkaktuan një zjarr të madh brenda një apartamenti dhe thyen dritare në disa kate të ndërtesës.
Ndërkohë, gjatë së njëjtës natë, Rusia nisi një sulm me dron ndaj objekteve energjetike në rajonin e Odesës në Ukrainë. Autoritetet lokale thanë se sulmi shkaktoi zjarre dhe ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona. Guvernatori Oleg Kiper raportoi në Telegram se disa vendbanime, përfshirë zona me porte kryesore, mbetën pa furnizim me energji elektrike pas goditjeve.
