Rusia: Sulm me dronë në territorin rus, raportohet për viktima dhe të plagosur, mes tyre edhe një fëmijë
Një fëmijë ka humbur jetën si pasojë e një sulmi me dron në rajonin e Yaroslavl, në Rusi. Prindërit e fëmijës janë jashtë rrezikut për jetë, por ndodhen në gjendje të rëndë në spital.
Lajmin e ka konfirmuar guvernatori i rajonit, Mikhail Evrayev, i cili theksoi se sulmi ka shkaktuar pasoja të rënda për civilët.
Sipas raportimeve, një tjetër banor i një ndërtese pranë vendit të ngjarjes ka mbetur i plagosur dhe po merr trajtim mjekësor.
Autoritetet lokale kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të sulmit. Ky incident vjen në një kohë kur sulmet me dron në territorin rus janë shtuar, duke rritur shqetësimet për sigurinë e popullsisë civile.
