Ukraina sulmon një uzinë gazi në Rusi, shkakton zjarr në një termocentral
Një sulm me dron ukrainas ka dëmtuar pjesërisht një uzinë të rafinimit të gazit natyror në rajonin e Orenburgut, Rusi, e cila konsiderohet si një nga nyjet kyçe të industrisë së gazit rus. Uzinat ndodhen rreth 1.300 kilometra larg vijës së frontit të luftës ruso-ukrainase, sipas raportimeve të mediave ukrainase dhe autoriteteve lokale ruse.
Guvernatori i rajonit, Yevgeny Solntsev, njoftoi se pas sulmit shpërtheu një zjarr në njërën prej termocentraleve të uzinës. “Të gjitha shërbimet e emergjencës janë dërguar menjëherë për të menaxhuar pasojat,” tha ai, duke cituar burime nga Ukrinform dhe RBC-Ukrainë.
Nuk raportohet për viktima, por dëmet materiale janë konsideruar të konsiderueshme. Termocentrali i Orenburgut, sipas RBC, ka një kapacitet vjetor prej 45 miliardë metra kub gaz dhe luan një rol qendror në industrinë e gazit rus. Objektet janë të lidhura direkt me burimet e gazit natyror në Kazakistan dhe operohen nga KazRosGaz, një ndërmarrje e përbashkët ruso-kazake.
Ky objekt gjendet nën sanksione të Bashkimit Evropian për shkak të kontributit të tij në mbështetjen ekonomike të luftës së Rusisë kundër Ukrainës.