Sulm me dronë në Kharkiv: 32 të plagosur, përfshirë fëmijë

Rusia sulmon me dronë Kharkiv gjatë natës, 32 persona të plagosur, përfshirë dy fëmijë

Një sulm me dronë i kryer gjatë natës nga forcat ruse në qytetin verilindor të Kharkivit ka lënë të plagosur 32 persona, mes tyre edhe dy fëmijë. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Brendshme e Ukrainës.

Sipas autoriteteve ukrainase, gjatë sulmit u përdorën shumë dronë, të cilët shkaktuan zjarre në disa zona të qytetit. Brigadat e Shërbimeve Shtetërore të Emergjencave u mobilizuan menjëherë për të shuar flakët dhe për t’u ardhur në ndihmë të plagosurve.

Për momentin, nuk raportohet për viktima, ndërsa hetimet mbi dëmet dhe natyrën e sulmit vijojnë. Autoritetet paralajmërojnë se qyteti mund të përballet sërish me goditje të ngjashme, për shkak të intensifikimit të ofensivave ajrore ruse në këtë rajon.

Scroll to Top