Sulm me hanxhar në Itali: Vjehrri godet nusen 10 herë

“Nuk të lejoj të divorcohesh nga im bir” – Vjehrri sulmon nusen me hanxhar, e godet 10 herë në kokë dhe dorë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 85-vjeçar ka sulmuar me hanxhar nusen e djalit të tij. Mediat italiane raportojnë se i moshuari ka goditur rreth dhjetë herë në kokë dhe dorë 41-vjeçaren. Pavarësisht rëndësisë së plagëve, gjendja e saj paraqitet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Via di Bravetta. Sipas forcave të policisë, gruaja sapo i kishte çuar fëmijët në shkollë kur u has në rrugë me vjehrrin e saj, i cili e sulmoi. Mësohet se motivi i sulmit ishte dëshira e të moshuarit që 41-vjeçarja të mos divorcohej nga djali i tij.

Scroll to Top