Itali, 13-vjeçari godet me thikë mësuesen jashtë shkollës; sulmi filmohet me celular
Një nxënës 13-vjeçar goditi me thikë mësuesen e tij para hyrjes së një shkolle në Bergamo, në veri të Italisë. Mësuesja, 57 vjeçe, u dërgua menjëherë në spital. Sipas informacioneve paraprake, jeta e saj nuk është në rrezik.
Dëshmitarët okularë raportojnë se 13-vjeçari filmoi sulmin me një telefon celular. Ai mbante veshur një bluzë me mbishkrimin “hakmarrje” dhe pantallona në stil ushtarak. Në kohë rekord, një mësues dhe dy administratorë arritën ta neutralizonin dhe zbuluan se ai kishte edhe një pistoletë me ajër në xhep.
Për nxënësit e tjerë, u aktivizua një mbështetje e veçantë nga një ekip psikologësh, siç parashikohet në raste të tilla. Më pas, prindërit u ftuan të merrnin fëmijët e tyre nga shkolla para orarit të përfundimit të mësimit.
Ende nuk është bërë e ditur arsyeja pse 13-vjeçari e sulmoi mësuesen e tij në këtë mënyrë brutale. Karabinierët shpjeguan në një deklaratë se “ishte një incident i izoluar”, se nuk ishin të përfshirë persona të tjerë dhe se “motivi nuk lidhet me terrorizmin”.
