Sulm me thikë në Korçë: Pleqëri përgrabitje banese

Korçë/ I riu sulmoi me thikë personin që i grabiti shtëpinë dy vjet më parë

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e mbrëmshme në një lokal në Korçë, ku si pasojë e një konflikti mbeti i plagosur me thikë një person rreth 37-vjeç.

Burime të sigurta bëjnë me dije se viktima, Benard Qelemeni, u sulmua me thikë nga një 17-vjeçar me iniciale P. K., për shkak të një konflikti që kishte filluar rreth dy vite më parë.

Dyshohet se Benard Qelemeni, i cili jetonte në Greqi dhe kishte ardhur pak ditë më parë në Shqipëri, kishte vjedhur banesën e autorit të ngjarjes dy vite më parë. Pasi adoleshenti e ka parë atë në lokal, ka nisur konflikti mes tyre.

Fillimisht, i plagosuri ka goditur 17-vjeçarin, ndërsa ky i fundit më pas nxori thikën dhe e goditi atë në pjesën e krahut.

17-vjeçari u largua nga vendi i ngjarjes, por u arrestua nga policia vetëm disa minuta më pas.

Scroll to Top