Sulm me thikë në New York: Një grua sulmohet në mes të rrugës nga një burrë i maskuar
Një ngjarje e frikshme ka ndodhur në Queens, New York, ku një grua 29-vjeçare u sulmua me thikë nga një burrë i panjohur, i cili mbante veshur një maskë skijimi.
Policia e New York (NYPD) publikoi pamjet e filmuara gjatë sulmit, të cilat tregojnë momentin kur viktima, Lizette Ramalles, po ecte drejt një stacioni autobusi. Videoja tregon sulmuesin duke i afrohet Ramalles ndërsa ajo kalonte rrugën, duke mbajtur një thikë në dorën e djathtë.
Sulmuesi, i cili nuk tha asgjë para aktit, goditi gruan dhe më pas u largua pa marrë asnjë send nga ajo. Viktima pësoi katër goditje me thikë, duke rezultuar në lëndime në shpinë dhe thyerje të brinjëve.
Ramalles u shpreh për New York Post se nuk e njihte sulmuesin dhe se sulmi ishte i paprovokuar. Ajo tregoi se po priste dritën jeshile për të kaluar rrugën kur u godit papritur. “Papritmas, djali më qëlloi dy herë me thikë. Kur bërtita, ai u kthye dhe më goditi përsëri,” rrëfeu ajo.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë gjithashtu të dyshuarin, i veshur me rroba të errëta, duke e ndjekur viktimën në rrugë. Një thikë u gjet në vendin e ngjarjes, ndërsa policia vijon kërkimin e autorit.
Ky sulm ndodhi në një nga lagjet e konsideruara më të sigurta të New York-ut, e cila megjithatë ka regjistruar një rritje të rasteve të dhunës në vitin 2025.
