Londër, sulm me thikë në një shkollë, dy nxënës të plagosur
Një alarm u ngrit në një shkollë në Londër pasi dy djem u plagosën pas një sulmi me thikë.
Të dy djemtë, të moshës 12 dhe 13 vjeç, janë dërguar në spital dhe gjendja e tyre nuk dihet, sipas SkyNews.
Policia ka identifikuar një të dyshuar, një adoleshent, i cili është shpallur në kërkim.
Shkolla “Kingsbury”, ku ndodhi ngjarja, tha në një deklaratë se po bashkëpunon me autoritetet për të gjitha procedurat e nevojshme.
“Duam t’ju njoftojmë se sot në Shkollën e Mesme Kingsbury ka ndodhur një incident serioz. Po bashkëpunojmë ngushtë me autoritetet përkatëse dhe po ndjekim të gjitha procedurat e nevojshme. Situata tani është nën kontroll dhe kemi folur drejtpërdrejt me prindërit dhe kujdestarët e nxënësve të përfshirë. E kuptojmë që kjo do të jetë shqetësuese. Aktualisht, nuk është e mundur të hysh ose të dalësh nga godina e shkollës. Do të japim përditësime të mëtejshme sapo të jemi në gjendje të ndajmë informacion të konfirmuar.”, thuhet në deklaratën e shkollës.
