Sulm me thikë në Zvicër: 3 të plagosur në stacionin e trenit

E rëndë në Zvicër! Tre të plagosur në një sulm me thikë në stacionin e trenit

Tre persona janë plagosur në një sulm me thikë që ndodhi në stacionin e trenit në Winterthur, një qytet në veri të Zvicrës, pranë zonës së Cyrihut. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:30 të mëngjesit, ku një burrë sulmoi disa persona në ambientet e stacionit hekurudhor.

Autoritetet konfirmuan se i dyshuari është një shtetas zviceran 31-vjeçar, i cili u arrestua menjëherë pas sulmit. Fillimisht u raportua për katër persona të lënduar, por policia më vonë e korrigjoi numrin në tre.

Winterthur është një nga stacionet më të ngarkuara në rajon dhe ngjarja ka shkaktuar panik mes udhëtarëve, përfshirë edhe nxënës shkollash që ndodheshin aty. Dëshmitarë okularë thanë se njerëzit kanë vrapuar për t’u larguar nga vendi i ngjarjes menjëherë pas incidentit.

Sipas disa dëshmive të raportuara nga mediat ndërkombëtare, sulmuesi është dëgjuar duke bërtitur fraza fetare gjatë sulmit. Megjithatë, policia zvicerane thekson se motivet e ngjarjes mbeten ende nën hetim dhe nuk janë konfirmuar zyrtarisht. Policia po vijon hetimet për të sqaruar rrethanat dhe arsyet që çuan në sulm.

Scroll to Top