Një cisternë me flamur rus është sulmuar në brigjet turke. Nuk raportohet për të lënduar.
Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare, 13 anëtarët e ekuipazhit të anijes janë të sigurt dhe nuk kanë pësuar lëndime. Anija u sulmua rreth 129 kilometra larg brigjeve turke.
Ndërkohë, të premten e kaluar, anije ukrainase pa pilot goditën dy anije cisterna të sanksionuara në Detin e Zi.
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, një ditë më parë, dënoi sulmet ndaj anijeve tregtare në Detin e Zi.
