Sulm ndaj sinagogës pranë Detroitit: Identifikohet autori

Sulmi ndaj sinagogës pranë Detroitit, identifikohet autori

Autoritetet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë identifikuar personin përgjegjës për sulmin e së enjtes ndaj një sinagoge pranë Detroit, në shtetin Michigan.

Sipas CNN, duke cituar burime zyrtare, autori rezulton të jetë më parë i regjistruar në databazat e qeverisë amerikane për shkak të lidhjeve të dyshuara me persona të lidhur me grupin militant Hezbollah. Megjithatë, autoritetet nuk besonin se ai ishte pjesë e drejtpërdrejtë e organizatës.

Departamenti për Sigurinë Kombëtare i SHBA-së njoftoi se i dyshuari është Ayman Mohamad Ghazali, 41 vjeç. Sipas hetimeve, ai përplasi një automjet të mbushur me eksploziv drejt sinagogës Temple of Israel, West Bloomfield. Pas përplasjes, automjeti mori flakë.

FBI e ka cilësuar incidentin si një “akt dhune të synuar kundër komunitetit hebraik”. Autoritetet federale dhe lokale po vazhdojnë hetimet për të përcaktuar motivet e sulmit dhe nëse ka pasur ndihmë nga persona të tjerë.

Scroll to Top