Sulm në Teheran, shpërthime pranë centralit bërthamor

Sërish sulm në Teheran, shpërthime pranë një centrali bërthamor

Raportohet për një sulm të ri në Teheran. Sipas agjencisë AFP, gazetarët e saj në terren kanë dëgjuar “një seri shpërthimesh të reja” në kryeqytetin iranian.

Më herët, AFP kishte raportuar se Fars News Agency njoftoi se dy lagje në qytetin jugor të Bushehr – ku ndodhet një central bërthamor – ishin shënjestër e raketave.

Edhe IRNA, agjencia shtetërore e lajmeve e Republikës Islamike të Iranit, raportoi për shpërthime të reja në Teheran.

Scroll to Top