Sulm SHBA ndaj Venezuelës, Maduro arrestohet

Bombardimet në Karakas dhe arrestimi i Maduros nga “Delta Force”/ Venezuela kërkon takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB

Që në orët e para të mëngjesit, janë zhvilluar bombardime në Karakas. Presidenti amerikan Donald Trump konfirmoi se sulmi është kryer nga SHBA-të. Gjithashtu ai tha se Nicolas Maduro është arrestuar nga Delta Force, duke nënvizuar se bashkë me gruan e tij janë larguar nga vendi.

Ndërkohë, pas këtyre zhvillimeve dhe tensioneve në rritje, Venezuela ka kërkuar një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në përgjigje të sulmit të SHBA-së ndaj vendit, tha Ministri i Jashtëm Yván Gil Pinto.

“Asnjë sulm frikacak nuk do të mbizotërojë kundër forcës së këtij populli, i cili do të dalë fitimtar”, tha ai.

Scroll to Top