Sulmi ndaj dy ushtarëve të Gardës Kombëtare: Autori i dyshuar ka punuar me CIA-n në Afganistan
Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me të shtënat me armë që ndodhën pranë Shtëpisë së Bardhë, ku u plagosën dy ushtarë të Gardës Kombëtare. Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, ka deklaruar se autori i dyshuar, Rahmanullah Lakanwal, ka punuar më parë me CIA-n në Afganistan.
Ndërkohë, ushtarët e plagosur i janë nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale për shkak të gjendjes së tyre kritike. Gjithashtu, drejtori i CIA-s ka bërë të ditur se autorit të dyshuar iu lejua të hynte në SHBA “për shkak të punës së tij të mëparshme me qeverinë amerikane”.
